TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mund të cilësohen pa frikë si çifti më i ndjekur për momentin.
Bëhet fjalë për Rudina Dembacajn dhe Mark Frrokun, të cilët pak kohë më parë bënë edhe publike lidhjen e tyre.
Ishte vet aktorja dhe moderatorja që postoi foto me ish-deputetin ku deklaronte se e donte.
“E di qe e donit të gjithë, por e kam për vete… exluzive. Për te gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes…Vit të mbarë, me shumë dashuri Mark dhe Rudi!”, shkroi Rudina pak ditë më parë.
Që prej asaj dite duket se Rudina nuk i kursen pozat me partnerin e saj. Aktorja ka postuar një tjetër foto në krahët e të dashurit, ku çifti shihet së bashku në ambientet e biznesit të tyre.
Tashmë Marku dhe Rudina nuk fshihen më as nga fotot paparacë, por as nga sytë e gjithë publikut që mezi pret të mësojë më shumë detaje nga kjo histori.