TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Transformimi i saj i fundit, dhe humbja e 45 kilogramëve, ka bërë që këngëtarja Adele të mos njihet më. Nga pamja e saj e shëndoshë dhe me shumë kile, tashmë shikojmë një tjetër njeri.
Por, nëse mendonit se Adele vendosi të dobësohej për t’u dukur më bukur, e keni gabim. Një burim për People deklaron se këngëtarja vendosi të ushqehej shëndetshëm. Dhe kjo solli rezultatin befasues të Adele.
“I gjithë përqendrimi i saj gjatë udhëtimit për humbje peshe lidhet me atë se si ajo mund të jetë më e shëndetshme dhe si mund ta trajtojë më mirë trupin e saj. Asnjëherë nuk kishte për të humbur peshë.
Humbja e saj në peshë ndodhi sepse ajo ka zvogëluar pirjen dhe po ha më shumë ushqim të shëndetshëm.
Por tani ajo e do edhe transformimin e saj fizik. Ajo është më e sigurt, dhe duket e lumtur në përgjithësi,”- u shpreh një person i afërt i këngëtares për People.