LIFESTYLE, 17 Janar 2020, 21:14

Ndryshimet klimatike po kërcënojnë planetin, oqeanet nxehen me aq shpejtësi, si të binin pesë bomba atomike në sekondë

Ndryshimet klimatike po kërcënojnë planetin, oqeanet nxehen me aq

Viti 2019 ka qenë vit rekord për ngrohjen e oqeaneve, pasi temperatura e ujit ka qenë më e larta e regjistruar ndonjëherë.

Një studim amerikan i "National Center for Atmospher Research", jep alarmin se temperaturat në oqeane po ngrihen me të njëjtin ritëm si të binin pesë bomba atomike Hiroshima në ujë, brenda një sekondi.

Studimi u publikua në revistën shkencore ‘Advances in Atmospher Sciences’, duke treguar se temperatura e ujit po ngrihet në mënyrë të ndjeshme, pasi 14 shkencëtarë nga e gjithë bota, vëzhguan temperaturën e ujit në oqeane në një sipërfaqe prej 2000 metrash, duke analizuar të dhënat që pas viteve ‘50-të.

“Kjo rritje temperaturash vjen për shkak të ndryshimeve klimatike”, deklaroi Kevin Trenberth, një nga drejtuesit e studimit.

Studimi në fjalë demonstroi se përshpejtimi i nxehjes në oqeane është rritur me 450% në dhjetë vitet e fundit krahasuar nga viti 1955 deri në 1986.