LIFESTYLE, 17 Janar 2020, 10:28

“Po na gërryhen mushkëritë”, Majlinda Bregu flet për ndotjen, i kthehet ndjekësi: Shit makinën! Përgjigja e prerë


Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka menduar të ndajë një status ndërgjegjësues, për gjendjen alarmante të ndotjes së ambientit. Ish-ministrja shkruan se situata është e rëndë dhe mjedisi po shkatërrohet.

“Ndotja e ajrit po na vret pa zhurmë. Koktejle grimcash pluhuri, dioksidi karboni, etj, nuk shkatërrojnë vetëm mjedisin, por po na gërryejnë mushkëritë, shtojnë alergjitë, rrisin numrin e lindjeve prematurë e shpëjtojnë vdekjen,”- shkruan Majlinda Bregu në Instagram.

Aq është dashur që një ndjekës t’i bëjë sugjerimet e tij për uljen e nivelit të ndotjes.

“Shite makinën o Majlinda,”- i shkruan komentuesi ndërsa ka marrë menjëherë përgjigjen e prerë të ish-ministres së Integrimit: “Si urno”.