TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mësuesit në Greqi do të zhvillojnë një grevë 24-orëshe të mërkurën, më 21 tetor. Krahas ndërprerjes së punës, janë paralajmëruar tubime në Athinë, Selanik, Samos dhe zona të tjera të vendit.
Në protestat e paralajmëruara pritet të marrin pjesë edhe nxënës dhe studentë, të cilët kërkojnë përmirësimin e sistemit arsimor dhe rritjen e sigurisë në institucionet arsimore.
Në Samos, tubimi është planifikuar të nisë në orën 11:00, në sheshin Pythagoras, në Vathi. Organizatorët u kanë bërë thirrje mësuesve, prindërve dhe nxënësve që t’i bashkohen protestës.
Në Athinë, grumbullimi do të zhvillohet në sheshin Propylaia, në orën 12:00, ndërsa në Selanik protesta është planifikuar për në orën 11:30.
Çfarë kërkojnë mësuesit?
Ndër kërkesat kryesore të mësuesve janë rritja e pagave me 20%, rikthimi i pagave të 13-ta dhe të 14-ta, masa mbështetëse për strehimin dhe transporti falas për në shkolla dhe anasjelltas.