TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shumë pamje tronditëse ka sjellë ky tërmet pranë shqiptarëve. Mes tyre edhe ajo e një pallati të zhytur nën tokë në Durrës.
Dy kate të pallatit janë zhytur nën tokë. Si pasojë e tërmetit shkatërrues të kësaj të marte, në këtë pallat janë regjistruar 2 viktima dhe një prej tyre është lokalizuar nën rrënoja dhe pritet që të nxirret prej aty në orët në vijim.
Sipas A2, policia e Durrësit ka nisur hetimet ndaj pronarit të një lokali që ndodhej në këtë pallat, i cili dyshohet se ka ndërhyrë në 4 kolonat kryesore për të zgjeruar hapësirën.
Aktualisht në këtë pallat të dëmtuar në Durrës, operacionet e kërkim shpëtimit po drejtohen nga emergjencat civile franceze të cilët kanë pasur vështirësi, pasi dy katet e para janë të zhytura nën tokë.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=dZ2I-VTDGPw&feature=emb_logo