TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra ndaj kritikave për masat që po merr qeveria e tij për të prekurit e tërmetit. Në një intervistë për Top Channel, Rama nuk e kurseu vetëmburrjen kur tha se akomodimi i familjeve në hotele ishte një ide e tij dhe e padëgjuar më parë.
“Kjo është një zgjidhje ideale që nuk i ka shkuar mendja njeriu. Më shkoi mendja mua dhe ja ku është. Ne do e heqim problemin e akomodimit” – tha
Rama që më pas nuk harroi që të shigjetojë sërish mediat kritike.
“S’do keni më mundësi të bëni lajme të rreme. Disa nuk e di ça kanë, por nuk u del e keqja”.
Rama ka folur edhe për varësinë nga celulari të cilin e ka krahasuar me drogën.
“Po e përsëris shpesh, por ndonjëherë më rrotullohet truri nga pagjumsia. Në makinë kam të vetmen drogë që më ka kapur mua që është kjo mrroklla këtu. Kjo është droga ime që nuk e po e heq dot,” – tha Rama.