TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë me Muhamed Veliun dhe Eni Vasilin ku ka folur për menaxhimin e situatës tragjike, pas tërmetit. Rama u shpreh se komuniteti ndërkombëtar do të na harrojë shpejt, sapo të mos jemi më lajm nëpër ekrane, por ai do t'i dalë zot vendit dhe nuk do ta lejojë këtë gjë!
"Solidariteti ndërkombëtar ka qenë i jashtëzakonshëm dhe përpjekja ime ka synuar këtë, duke i mbajtur në një presion në kuptimin e mirë, sepse bota ka shumë halle, Franca ka shumë halle. Ata do harrojnë, nuk do kenë më gërmadha nëpër ekrane, nuk do kenë më të vdekur që rriten shifrat, do varrosen të vdekurit, do dalë dielli, Shqipëria do ikë nga ekranet. Ata do harrojnë, por jam unë këtu që garantoj se ata nuk do harrojnë", u shpreh Rama.
Gjatë gjithë intervistës, veç rasteve kur Rama fliste për veten dhe të mirat që ka bërë në këto ditë, ai sulmoi portalet dhe mediat që derdhin "helm".
/TPZ.al/