TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama sapo ka dhënë performancën e rradhës në një lidhje direkte me emisionin e Eni Vasilit, në këtë kohë tragjedie që ka pushtuar Shqipërinë.
Intervista e tij, u bazua në dy kolona. Së pari kryeministri foli me superlativa për veten dhe gjithë sakrificat e mëdha që ka bërë këto ditë të vështira, lodhjen e madhe fizike dhe mendore që ka patur. I gjithë ky përshkrim shoqërohej me një mllef të pashpjegueshëm ndaj gazetarëve, madje edhe ndaj vetë Eni Vasilit, të cilës i tha disa herë me qesëndi, se është rehat në studio dhe se nuk di të bëjë gjë tjetër, a thua se ajo është votuar nga qytetarët për të menaxhuar krizat.
Më pas, Rama foli për zgjidhjen "ideale" që kishte gjetur vetë ai, për t'i dërguar banorët e pastrehë nëpër hotele. Këtu ishte pikërisht edhe shpërthimi i kryeministrit, i cili vendosi gishtin tregues në gjoks dhe pyeti: "Kujt i vajti mendja për këtë zgjidhje ideale?" dhe u përgjigj prap vetë, "MUA".
Së dyti, përgjatë të gjithë intervistës, Rama u mundua të krijojë dy kampe, ku qëndron ai vetë, "mirëbërësi" kryesor dhe "babai i kombit" dhe në krahun tjetër, mediat keqebërëse, të cilat sipas tij, po shpifin dhe po denigrojnë punën e madhe të qeverisë.
Aq mllef kishte grumbulluar kryeministri ndaj mediave, sa pas çdo çështje që diskutohej, problemi dilte gjithmonë tek mediat dhe veçanërisht tek portalet.
Shihni videon e mëposhtme me performancën e sotme të Edi Ramës, të mbushur me vetë-lavdërime dhe me pafund "UNË, UNË, UNË, UNË, UNË..., që do t'i kishte zili edhe narcisti më i madh në planet.
/TPZ.al/
VIDEO: