AKTUALITET, 28 Nëntor 2019, 23:20

FOTO/ “Dhimbja dhe solidariteti nuk njohin kufij”, tifozët grekë shpalosin banderolën prekëse për shqiptarët

Një solidaritet i jashtëzakonshëm ka ardhur nga Greqia, në këtë situatë të rëndë për popullin shqiptar, ku dhjetëra persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmet tragjik.

Teksa më herët kishim shumë ekipe futbolli nga shteti helen dhe jo vetëm janë solidarizuar me këtë ngjarje, këtë herë mbështetja ka ardhur nga basketboll.

Tifozët e Panathinaikosit shpalosën një banderolë tepër emocionuese në sfidën ndaj Basconias, në mbështetje të popullit shqiptar duke shkruar: “Dhimbja dhe solidariteti nuk njohin kufij! Kurajo popullit shqiptar”.