AKTUALITET, 13 Qershor 2020, 22:12

VIDEO/ Operacioni i Policisë në Portin e Durrësit, ja ku u gjetën eurot

VIDEO/ Operacioni i Policisë në Portin e Durrësit, ja ku u
Policia e Shtetit publikon pamjet gjatë operacionit në Portin e Durrësit ku u sekuestrua një sasi eurosh që nuk i dihet origjina. Sipas uniformave blu, vlera e sekuestruar është gjithsej 498.850 euro. Në njoftimin për media bëhet e ditur se si rezultat i shtimit të kontrolleve në portin e Durrësit u ndalua mjeti kamion tip “Renault”, me drejtues Andon Thanasi, 56 vjeç, banues në Tiranë. “Në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios, pas skanimit dhe kontrollit u gjetën të fshehura disa pako të mbështjella, brenda të cilave kishte vlera monetare në euro, të padeklaruara”, njofton policia. Andon Thanasi akuzohet si autor i dyshuar per kryerjen e dy veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Port, Durrës Kontrolle të shtuara, si në dalje, ashtu dhe në hyrje, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë. Bashkëpunimi i shkëlqyer i strukturave doganore dhe policore çoi në evidentimin dhe sekuestrimin e një sasie të madhe valute në euro, gjithsej 498.850. Vihet në pranga drejtuesi i kamionit që transportonte shumën e eurove. Si rezultat i shtimit të kontrolleve, në hyrje të RSH-së, në vijën e dytë, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga strukturat doganore, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, u ndalua mjeti kamion tip “Renault”, me drejtues A. Th., 56 vjeç, banues në Tiranë. Në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios, pas skanimit dhe kontrollit u gjetën të fshehura disa pako të mbështjella, brenda të cilave kishte vlera monetare në euro, të padeklaruara. Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në DVP Durrës, për veprime të mëtejshme, ndërsa pakot e mbushura me euro u sekuestruan dhe në përfundim të numërimit nga grupi hetimor dhe i filmuar me kamera i gjithë procesi i numërimit rezultoi se në to kishte 498.850 euro. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Th., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" dhe "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, ato doganore dhe specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Posted by Policia e Shtetit on Saturday, June 13, 2020