AKTUALITET, 13 Qershor 2020, 17:18

Sekūestrimi i parave në Durrës/ Zbulohet shuma, u kapën rreth 2 milionë euro, në prānga shoferi i kamionit, disa të shoqëruar

Sekūestrimi i parave në Durrës/ Zbulohet shuma, u kapën rreth 2

Autoritetet shqiptare kanë sekūestruar sot në Portin e Durrësit një sasi të madhe parash. Sipas “Balkanweb” janë sekuestruar afërsisht 2 milionë euro.

Paratë ishin vendosur në pesë qese. Në prānga ka përfunduar drejtuesi i kamionit nga Tirana.

Drejtuesi i kamionit kishte bërë disa rrugë nga Bari-Durrës, ndërsa ka dyshime se në këtë linjë bëhej trāfiku i parave.

Po ashtu, policia ka shoqëruar disa persona, për t’i marrë në pyetje për këtë ngjarje.