AKTUALITET, 13 Qershor 2020, 17:55

Dalin përgjigjet, shtatë persona të tjerë me Covid-19 në Shkodër

Dalin përgjigjet, shtatë persona të tjerë me Covid-19

Kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 shtatë persona në Shkodër. Sipas FaxNews, dy prej tyre janë punonjëse fasonerie, ndërkohë që të tjerët janë kontakte të mëparshme por edhe raste të reja. Mësohet se rastet kanë dalë bga 27 tamponët e marrë mbrëmjen e kaluar.

Shqipëria ka regjistruar 48 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit të deklaruara zyrtarisht paraditen e sotme nga Ministria e Shëndetësisë, shifra më e lartë e shënuar që prej fillimit të pandemisë. Në ditët e fundit ka pasur një numër të lartë të të infektuarve në vendin tonë, ku një ditë më parë u duk sikur numri po ulej por të dhënat e sotme tregojnë të kundërtën.

Shpërndarja e rasteve të ditës së djeshme është: 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje.