AKTUALITET, 13 Qershor 2020, 21:12

FOTO/ Edi Paloka ironi me “Turin”: Prite Zot kur të dalë të kërkojë lista të hapura pa koalicione

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, nuk ka kursyer ironinë me personazhin e Turit, për të cilin maturantët kishin ankesa se pyetjet rreth tij në test ishin të pakuptimta.

Paloka ka publikuar një foto në rrjetet social dhe thotë me nota ironie: “Prite Zot kur Turi të dalë të kërkojë lista të hapura pa koalicione”.

Postimi i Edi Palokës:

Prite Zot, kur te dali Turi ndonje dite e te kerkoje lista te hapura , pa koalicione !