AKTUALITET, 13 Qershor 2020, 08:30

VIDEO/ Merr fund dilema e “Turit”, drejtoresha sqaron pyetjen që “u hoqi trurin” maturantëve


“Turi” ishte një nga memet që spikati më shumë në protestën e sotme të maturantëve përpara Ministrisë së Arsimit, i cili në të vërtetë ishte një pyetje me alternativë për vijueshmërinë e saktë të një teksti të dhënë për nxënësit në provim.

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi dha në A2 zgjidhjen e kësaj pyetje që shkaktoi shumë debate mes maturantëve dhe në rrjetet sociale.

Shefja e QSHA qartësoi se në variantet e tezave të provimit, përgjigja ishte e renditur ndryshe dhe në alternativën që lexoi maturantja Kejsi Spahiu, ajo tha se përgjigja e saktë ndodhet nën alternativën D.