AKTUALITET, 13 Qershor 2020, 00:02

Pelegrinazhi në kishën e Laçit/ Meta uron besimtarët për Natën e Shna Ndout

Presidenti Ilir Meta uron besimtarët që kanë nisur pelegrinazhin e përvitshëm në kishën e Laçit.

“Të nderuar besimtarë, Në këtë Natë të Bekuar të Shna Ndout, u bashkohem lutjeve tuaja për një jetë më të begatë, të mbushur plot lumturi e mbarësi për ju e familjet tuaja, dhe uroj përzemërisht të keni bekimet e Shenjtit!”- shkruan Meta.