TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, pjesë e së cilës ishte dikur, për organizimin e tubimit të sotëm në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Ahmeti ka thënë se, tubimi i partisë së Albin Kurtit ka “rrezikuar qindra njerëz”.
“Në qoftë se kemi pas 2-3 të infektuar në tubimin sot, atëherë është pamundësuar gjurmimi epidemiologjik”, ka thënë ai, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.
Ahmeti ka thënë se tubimi i VV-së në kryeqytet ishte “tepër papërgjegjësi e madhe”.