AKTUALITET, 12 Qershor 2020, 20:29

Lefter Koka: Gëzuar PS! Kjo parti dha kontribut për demokracinë në vend...


Lefter Koka , ish Kryetari i Bashkisë së Durrësit në siglën e Partisë Socialiste dikur, ka uruar sot Partinë Socialiste në 29 vjetorin e saj .

Koka, i cili ka qenë pjesë e LSI dhe sot ndodhet në Kuvend si deputet i opozitës parlamentare ,dhe i përjashtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka nguruar të urojë Socialistët .

Koka shton se kjo parti ka kontribuar pa u ndalur për demokratizimin dhe zhvillimin e vendit tonë dhe personalitete të saj kanë lënë gjurmët e tyre ndër vite, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për zhvillimin e Durrësit.Koka nuk ka harruar as ish themeluesin e saj Fatos Nano ta shfaaq në fotot e publikuara.

Postimi i plotë:

Gëzuar 29 vite të Partisë Socialiste! Gëzuar çdo anëtari e simpatizanti që kanë besuar e kontribuar në rrugëtimin sfidues të kësaj partie prej 3 dekadash, për një Shqipëri më të mirë.

Kjo parti ka kontribuar pa u ndalur për demokratizimin dhe zhvillimin e vendit tonë dhe personalitete të saj kanë lënë gjurmët e tyre ndër vite, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për zhvillimin e Durrësit.

Jo me pak nostalgji kujtoj gjithë bashkëpunëtorët politikë e miqtë e mi të kësaj force politike , me të cilët ndanim idealin, besimin, punën dhe vullnetin ndërvite për një jetë më të mirë për qytetarët shqiptarë dhe ndaj sot për ta shpreh veç mirënjohje.

Gëzuar , me urimin që Partia Socialiste e Shqipërisë të vijojë kontributin me energjinë e shpirtin e saj , drejt rrugës euro-atlantike të Shqipërisë.