AKTUALITET, 29 Mars 2019, 17:12

Ngadalësohet rritja ekonomike, INSTAT publikon shifrat

Ngadalësohet rritja ekonomike, INSTAT publikon shifrat

Instituti i Statistikave raporton se në tremujorin e katërt të 2018 ritmi i rritjes ekonomike është ngadalësuar ndjeshëm.

Në raport me tremujorin e mëparshëm ku rritja ishte mbi 4% në tremujorin e fundit të 2018 ajo arriti në 3.1%.

Ky ngadalësim është reflektuar nga rënia e prodhimit të energjisë pasi fundi i 2018 dhe fillimi i 2019 paraqesin një situatë jo të mirë hidrike. Prodhimi i energjisë, që kishte qenë faktori kryesor i rritjes në 9 muajt e parë të vitit, kontribuoi negativisht në të katërtin.

Bujqësia, Industria, ndërtimi, tregtia dhe transporti janë sektorët që kanë kontribuar pozitivisht gjatë tremujorit të katërt të 2018.

Me gjithë frenimin e tremujorit të fundit, ekonomia shqiptare duket se arriti të ruajë një rritje pak sipër kufirit të 4% për vitin e kaluar.

Por, për këtë vit pasiguritë janë në rritje. Projektet madhore të investimeve të huaja janë drejt mbylljes, ndërsa përmbysja e kushteve hidrike do ta minimizojë kontributin e sektorit energjetik