TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga i nxehti ekstrem, tek stuhi të dhunshme shiu e rrëshqitje të mëdha toke: Situata me të cilin po përballet pjesa austriake e Tirolit, për metereologun dhe klimatologun Andreas Jager nuk është ngjarje e izoluar, por shenjë e një realiteti të ri klimatik.
Sipas Jagerit, një qershor si ky i 2026-tës nuk ishte regjistruar që nga fillimi i mijëvjeçarit. Ai e rendit valën e fundit të të nxehtit, së bashku me atë të vitit 2015, ndër më intensivet e regjistruara ndonjëherë. Më shumë se gjysma e stacioneve meteorologjike kanë raportuar temperatura rekord.
“Kjo është ndoshta vera më e ftohtë që do të kemi gjatë 300 viteve të ardhshme”, deklaroi Jager për Tirol TV, duke paralajmëruar se temperaturat ekstreme, stuhitë e fuqishme dhe fenomenet e tjera të pazakonta atmosferike do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Klimatologu e veçon mungesën e ujit si një nga sfidat kryesore të së ardhmes.