TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vatra e zjarrit në masivin pyjor të Drenies vijon të jetë aktive edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa flakët kanë marrë përhapje të gjerë në terrenin kodrinor.
Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri gjatë ditës së djeshme, zjarri është riaktivizuar gjatë mesnatës, duke iu afruar edhe banesave. Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse dhe forcave të ushtrisë ka shmangur rrezikun për banesat dhe banorët e zonës.
Aktualisht, vatra vijon të mbahet nën monitorim nga forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë në një terren të vështirë kodrinor për izolimin dhe neutralizimin e flakëve.
Situata mbetet dinamike për shkak të përhapjes së zjarrit në masivin pyjor, ndërsa autoritetet po vlerësojnë nevojën për ndërhyrje të mëtejshme. Sipas informacioneve nga Prefektura e Fierit, është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri për të ndihmuar forcat në terren në përballimin e vatrës së zjarrit.