AKTUALITET, 24 Maj 2019, 20:24

Veliaj ironizon Bashën: Robi nuk duhet të provojë gjërat që i di që s’di me i bo

Veliaj ironizon Bashën: Robi nuk duhet të provojë gjërat


Kryebashkiaku Erion Veliaj duket se është një ndjekës i rregullt i protestave të opozitës.

I ftuar tek “Vizioni i pasdites”, Veliaj ka ironizuar kreun e PD-së Lulzim Basha, i cili në fundin e çdo proteste këndon himnin kombëtar.

“Për të kënduar jam tmerr, sidomos tani që ka filluar të këndohet himni në publik nga disa politikanë që nuk kanë dalë me shumë sukses, them robi nuk duhet të provojë gjërat që i di që s’di me i bo! Unë jam nga ata që jam më i kujdesshëm. E di që në vrap jam i mirë, në futboll, basketboll jam i mirë, kështu që merrem sporte që di t’i bëj, sporti i këndimit nuk është për mua,”- u shpreh Veliaj.