TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lulzim Basha ka ftuar shqiptarët në protestën e nesërme në Tiranë.
Thirrja e Bashës është shoqëruar me një video që tregon pamjet nga protestat e kaluara dhe në fund datën e orën e takimit rrethuar me yjet e BE-së dhe flamurin shqiptar.
Basha i fton të gjithë nesër në Tiranë për të treguar vendosmërinë për liri e zgjedhje të lira.
“Të gjithë në Tiranë nesër, më 25 maj në orën 19:00, për të treguar vendosmërinë tonë për liri, për demokraci, për zgjedhje të lira e një qeveri nga populli, të popullit dhe për popullin, për Shqipërinë si e gjithë Europa. Asnjë hap pas! #25maj #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha.