TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Federata Evropiane e Futbollit, së bashku me ato aziatike dhe amerikane të veriut, kanë publikuar një shënim të përbashkët kundër presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino. “Futbolli nuk është i tij, ai ka tradhtuar besimin me mashtrim”, thihet në hyrje të një letrë të hapur publikuar të hënën dhë që mbaj firmën dhe vulën e president ve tri feratave, Ceferin, Ibrahim Al Khalifa dhe Viktor Montaljani. Një tjetër goditje kundër Xhani Infantinos, por mbi të gjitha vlerësimet e para të vërteta për garat alternative.
Ideja e presidentit të FIFA-s për të privatizuar Kupën e Botës nuk i pëlqeu askujt, aq sa UEFA, Concacaf dhe AFC – konfederatat e Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë, kanë publikuar një shënim të përbashkët kundër numrit një të FIFA-s. “Futbolli nuk i përket asnjë individi,” shkruan ata. Ndërsa nga Anglia vijnë konfirmime mbi idenë e vlerësimit të garave alternative.
Tani Infantino rrezikon presidencën e FIFA-s Sipas shtypit britanik, në fakt, UEFA, Konfederata Aziatike dhe Concacaf kanë nisur bisedime për mundësinë e krijimit të turneve të tyre dhe alternativë ndaj atyre të FIFA-s. Qëllimi do të ishte të garantohej lojtarëve mundësi konkrete për përballje dhe, mbi të gjitha, të reduktohej varësia nga organizata botërore në mes të krizës, duke marrë parasysh bojkotin në zhvillim. Për momentin, këto janë vlerësime paraprake dhe jo një projekt i përcaktuar, por fakti që tre konfederatat po e diskutojnë këtë tregon për ndarjen e çështjes.
Deklarata e përbashkët Në shënimin e përbashkët të dërguar dje, tre federatat janë kthyer për të sulmuar Infantinon. “E dashur familje futbolli – kështu fillon deklarata – ky sport është pasioni më i madh i përbashkët në Botë. Nuk i përket asnjë individi apo institucioni. Ai i përket lojtarëve, tifozëve, klubeve, anëtarëve dhe çdo institucioni të ngarkuar me mbrojtjen e së ardhmes së tij. Në këtë frymë flasim kolektivisht sot. Rritja gjatë dekadës së fundit ka qenë reale. Por ai përparim nuk ka qenë kurrë vepër e një individi të vetëm.
Ishte fryt i FIFA-s, Konfederatave, Shoqatave Anëtare dhe mijëra njerëzve që i kushtojnë jetën sportit. Zgjerimi i turneve, caktimi i Kupave të Botës FIFA 2030 dhe 2034, shpërndarja e burimeve për shoqatat. Këto ishin suksese të ndara, të dakorduara dhe të arritura së bashku. Kjo nuk është çështje parash. Konfederatat tashmë kanë kërkuar një shpërndarje të përgjegjshme të rezervave të mëdha ekzistuese të FIFA-s për të forcuar më tej investimet në zhvillimin e anëtarëve.
Diçka më themelore është në lojë këtu. Integriteti i lojës dhe integriteti i atyre që janë zgjedhur për ta udhëhequr atë. Udhëheqja në futboll nuk është pronë. Nuk është çështje mbajtjeje — apo pretendimi — të pushtetit. Është një detyrë shërbimi ndaj familjes që ia beson atij këtë përgjegjësi.
Kur besimi thyhet përmes mashtrimit, kur një individ vendos veten mbi kolektivin që i besoi autoritetin, ajo detyrë është braktisur”. Forca e futbollit ka qenë gjithmonë uniteti i tij. Kërkojmë që kjo unitet të nderohet tani, nga një udhëheqje që i shërben futbollit dhe nuk përpiqet ta komandojë atë”, përfundon letra.