TEJ E KETEJ, 4 Tetor 2019, 15:51

Ja bëmat, për të cilat mburret bullisti dhe gojështhururi me nam, Edi Rama (video)

Ja bëmat, për të cilat mburret bullisti dhe gojështhururi me

Edi Rama, njeriu që u bë kohë që i ka plasur cipa, mbajti dje në mbrëmje, përballë gazetarit Sokol Balla, një fjalim panagjirik, ku me një vetë-mburrje të pashembullt, numëroi dhe i njohu vetes, bëma dhe skena që mund t'i ndiqni (siç ai thotë) vetëm nga goja e parlamentarëve të mençur, nga fisnikëria angleze.

"Po matem vetëm me ambicien time, që pas meje të lë një sërë fjalimesh, që të hyjnë në librin e oratorisë shqiptare, që nga koha e oratorëve të mëdhenj e deri në këto kohë, ku gjuha përdoret në më të shumtën e herës, si një gjymtyrë e shthurur, jashtë lidhjes me trurin", - tha Rama, duke habitur të madh e të vogël.

Dhe për të realizuar këtë objektiv madhor, gojëmjalti ynë, Edi Rama, në mënyrën më skematike, por edhe sharlataneske të mundshme, ka kohë që vjedh dhe kopjon skema dhe gjymtyrë fjalish të Imzot Fan Nolit dhe Faik bej Konicës.

Se sa orator, apo sa xhentëlmen i parlamentit anglez duket Edi Rama, ndiqni videon e mëposhtme:

/TPZ.al/ Tej e këtej/