TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ulet ndjeshëm numri i fataliteteve nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Itali. Janë regjistruar 53 víktima nga koronavirusi (nga 71 një ditë më parë), duke e çuar në 34,220 numrin e të vdekurve në total, vendi i katërt më i prekur në botë, pas SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Brazilit.
Rastet e reja kanë 379, shifër kjo më e lartë se një ditë më parë ku ishin 202 të infektuar me koronavirus. Në total që prej nisjen së pandemisë në shtetin fqinj janë shënuar 236,142 persona të infektuar me COVID-19, vendi i 7-të më i prekur në botë.
Rajoni më i prekur vijon të mbetet Lombardia ku në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 25 persona duke e çuar në 16 374 numrin total të vdekjeve. Ndërsa të infektuarit e rinj në këtë rajon janë 252 persona.
STATISTIKAT:
Koronavirusi në botë
Koronavirusi sipas shteteve
