TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pesë shqiptarë janë dënuar me mbi 42 vite burg në total sot nga një gjykatë e Romës, pasi janë shpallur fajtorë për mbi 40 atentate të kryer në kryeqytetin e Italisë, në kuadrin e një bande mafioze të përbërë nga kalabrezë e shqiptarë.
Gjyqtarja Emanuela Attura, pas një konsultimi prej tri orësh vendosi dënimet për kapot Ismail Rrebeshi e Giuseppe Trovato, si dhe për tetë bashkëpunëtorët e tyre.
Trovato mori dënimin më të rëndë, 13 vjet e 4 muaj, i pasur nga Rrebeshi, me 12 vjet burg.
Të dënuarit janë:
Ismail Rrebeshi, 12 vjet
Sokol Dervishi, 6 vjet
Spartak Patozi, 8 vjet e 8 muaj
Shkëlzen Patozi, 8 vjet
Gazmir Gurguri, 7 vjet e 4 muaj
Luigi Forieri, 8 vjet e 4 muaj
Fouzia Oufir, 5 vjet e 4 muaj
Gabriele Laezza, 8 vjet
Martina Guadagno, 2 vjet e 4 muaj.
Prokurorët Giovanni Musarò e Fabrizio Tucci kishin kërkuar gjithsej 135 vjet, dënime shumë të rënda, ndonëse procesi u krye me gjykim të shkurtuar, që u lejon uljen e një të tretës së dënimit të pandehurve.
Një arrestim i kryer nga karabinierët më 25 janar 2019 në Viterbo krijoi mundësinë e zbulimit të organizatës mafioze që synonte vendosjen e kontrollit mbi aktivitetet ekonomike, si dyqane, argjendari, lokale nate, firma transporti e të tjera, në provincën e Viterbos.