AKTUALITET, 11 Qershor 2020, 15:36

Trāfik ndërkombëtar drōge nga Shqipëria në Itali, 17 të arrestuar

Trāfik ndërkombëtar drōge nga Shqipëria në Itali, 17

Policia e Italisë ka arrestuar gjithsej 17 persona, nën akuzat e trāfikut ndërkombëtar të drōgës.

Gjykata vendosi që 17 prej të arrestuarve të qëndrojnë në burg, 13 në arrest shtëpiak dhe katër të kenë detyrimin që të shkojnë tek policia gjyqësore, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Arrestimet janë bërë në provincat e Brindizit, Taranto, Romë, Arezzo, Rimini, Forlì dhe Matera. hetimi i nisur nga autoritetet italiane në vitin 2017 çoi në shkatërrimin e një grupi kríminal, që dyshohet se trāfikonte lëndë narkōtike në sasi të mëdha. Drōga që trāfikohej më së shumti ishte marīhuanë.

Sipas akuzës, drōga vinte nga ajo që njihet si “Rrugë ballkanike”, ndërsa destinacioni i saj final ishte për përdorues drōge në Italinë Qendrore dhe atë Veriore. Anëtarët e organizatës, siç doli nga hetimet, u rekrutuan nga një person që banonte në provincën e Tarantos.