TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfundon seanca te Gjykata e Posaçme e Apelit. Tahiri tha se do të presë vendimin e gjykatës, ndërsa shtoi se gjyqi ndaj tij është kthyer tashmë në një histori komike. Ai shtoi se ka bërë detyrën gjatë kohës që ishte minisër, duke theksuar se puna e tij ka qenë më e mirë se ajo e pasardhësve.
“Tani do të flasë gjykata. Ajo që dini, i keni parë, kështu që nuk ia vlen të zgjatem. Gjyqi im është një histori komike.
S’kam folur shumë gjatë gjatë kohës që kam qenë në gjykatë, për të respektuar drejtësinë, jam i vetmi që kam lënë mandatin e deputetit për t’u përballur me drejtësinë si qytetar, se mund të vija edhe si deputet, siç kanë bërë të gjithë tjerët përpara meje.
Por s’ka shumë rëndësi për mua nëse drejtësia do të vijë nga gjykata, por rëndësi ka që përpara çdo qytetari jam super i bindur që kam bërë në çdo hap të punës time gjënë e duhur. E kam bërë detyrën më mirë se pasardhësit”.
Vendimi për Tahirin do të jepet në datën 24 qershor.