AKTUALITET, 4 Shtator 2019, 10:05

‘Ulërima për ndihmë’, shqiptares i hedhin acid në fytyrë, ja si ndodhi ngjarja

‘Ulërima për ndihmë’, shqiptares i hedhin acid


Tmerr për një grua shqiptare në Itali. Gruaja, një 39-vjecare, emri i të cilës nuk bëhet i ditur është sulmuar nga dy persona, ende të paidentifikuar.

Ata e kanë pritur, duket pasi e kishin ndjekur më parë, teksa ajo ka zbritur nga makina dhe i kanë hedhur acid në fytyrë.

Ulërimat e saj kanë qenë aq të forta sa në vend janë mbledhur shumë njerëz. Ka qenë ora 21:30 e darkës kur gruaja që sipas mediave italiane shërbente si prostitutë është kapur në befasi, sapo ka hapur derën e makinës dhe ka zbritur.

Ajo u dërgua me shenja djegie në urgjence, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Mjekët nuk japin ende detaje për gjendjen e saj, por pranojnë se djegia është në shkallë kritike, aq sa demet e shkaktuara në sy mund të jenë edhe të përhershme.

Policia nuk përjashtohen asnjë piste nga hetimet, përfshirë edhe faktin se gruaja i njihte personat që e kanë sulmuar.