AKTUALITET, 3 Shtator 2019, 23:49

Organizatorët zbulojnë logon zyrtare të botërorit 'Qatar 2022'

Organizatorët zbulojnë logon zyrtare të botërorit

Logoja zyrtare për Kupën e Botës së vitit 2020 që do të mbahet në Katar, është zbuluar nga organizatorët.

Kjo logo, është e frymëzuar nga peizazhet arabe lokale dhe rajonale, duke u përshkruar si mishërim i vizionit të një ngjarje që lidh dhe përfshinë gjithë botën.

Kupa e Botës për herë të parë do të mbahet në Katar.

Në këtë vend, janë duke u ndërtuar stadiume moderne, më të bukurit që ka pasur ndonjëherë futbollit.

Risi e botërorit të Katarit do të jetë se ai do të zhvillohet gjatë dimrit, shkaku i temperaturave të larta.