AKTUALITET, 3 Shtator 2019, 22:25

Paloka: Zgjedhjet, në pranverë. Rama i detyruar t’i pranojë

Paloka: Zgjedhjet, në pranverë. Rama i detyruar t’i pranojë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ishte i ftuar në studion e news 24, lidhur me zhvillimet e fundit politike.

Paloka u shpreh se 13 tetori si datë zgjedhjesh ka rënë praktikisht, për shkak se kanë kaluar të gjitha afatet, dhe kjo është vepër sipas tij, e kryeministrit. Paloka tha se Rama ka urdhëruar institucionet që ka në dorë, si KQZ, që të mos e respektonin dekretin e Presidentit.

Ndërkohë, nënkryetari i PD, theksoi se Edi Rama do të jetë i detyruar shumë shpejt të pranojë realitetin dhe krizën polilitike dhe të pranojë zgjidhjen e vetme, që janë zgjedhjet e parakohshme.

Sipas Palokës, në pranverë do të ketë zgjedhje të parakohshme, dhe këtë do ta pranojë edhe Kryeministri, pasi sic tha numri 2 i PD, do të jetë i detyruar.