TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë e rëndësishme ka qenë kjo e sotmja në Itali për marrëveshjen e re qeverisëse mes partive "5 Yje" dhe Lidhja.
Siç është në traditën politike të Lëvizjes 5 Yje, simpatizantët e militantët e saj janë thirrur të votojnë në platformën online të portalit të Partisë, mbi preferencën e tyre pro ose kundër këtij koalicioni të ri qeverisë.
Votimi i nisur në orën 9 të mëngjesit u mbyll në ora 18.00 të pasdites me një fluks rekord votash online, plot 79 634 votues të regjistruar në plataformën online.
Rezultati i votimit konfirmoi 63 146 vota ose 79.3% pro koalicionit 5 Yje-PD, ndërsa 16 488 të tjerë ose 20.7% kanë votuar kundër.
Ditën e mërkurë, 4 shtator, pritet që Giuseppe Conte i ngarkuar me mandatin e dytë të tij si kryeministër, të dorëzojë tek Presidenti Sergio Mattarella listën e ekzekutivit të tij si dhe programin e qeveris% së re mes 5 Yje - PD.