TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një kohë që politika nisi punën me ardhjen e shtatorit, e teksa kreu i PD Lulzim Basha ka paralajmëruar që protestat kundër qeverisë do të vijojnë, mbështetësit e opozitës duket se po bëhen gati.
Një nga protestuesit e Unazës së Re, që është shoqëruar disa herë në Polici, Dorian Protoduari, ka shpërndarë një video në Facebook ku shkruan: “ka lezet rama ik edhe pak na ndan ta fillojm aty ku e lam dhe ska me kthim pas”.
Në video shihet duke festuar ditëlindjen e tij me këngë e valle për ish kryeministrin Sali Berisha dhe ovacione kundër kryeministrit Rama.