SPORT, 5 Prill 2020, 23:06

U prek nga koronavirusi, mjeku i klubit francez vret veten

U prek nga koronavirusi, mjeku i klubit francez vret veten

Bernard Gonzalez, mjeku i parë i klubit francez Stade de Reims ka vrarë veten pasi u infektua me koronavirus.

Ai ishte në karantinë me bashkëshorten e tij në shtëpi, pasi të dy kishin koronavirus, por Gonzalez i dha fund jetës në moshën 60-vjeçare për shkaqe ende të paditura.

Reagime të trishta ka pasur për lajmin nga kryebashkiaku i qytetit por edhe presidenti i klubit të Stade de Reims.