TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një dorë të madhe në përhapjen e koronavirusit në Italia e ka dhënë edhe futbolli. Kjo, edhe pse nuk është vërtetuar, ka të dhëna se në pjesën veriore që është edhe më e goditura në Itali, pas ndeshjes mes Atalantës dhe Valencia në Champions numri i të infektuarëve u rrit ekstremisht shumë.
Ndërkohë, futbolli i luajtur me tifozë në Ligën e Kampionëve, sipas një mjeku, Marsel Garigu Grandshamp, mund të ketë ndikuar edhe në Francë. Mjeku francez ka evidentuar se ndeshja mes Lionit dhe Juventusit nuk duhej të ishte zhvilluar, apo të paktën të mos ishte luajtur me tifozë. “Futbolli ishte një përshpejtues i shpërndarjes së koronavirusit.
Ndeshja mes Lionit dhe Juventusit ka sjellë shumë njerëz në qytet, tifozë nga e gjithë Italia dhe jo vetëm nga Piemonte. Edhe pse kjo zonë nuk paraqet një zonë me rrezikshmëri të lartë”, u shpreh mjeku. Megjithatë, sipas një studimi të infektuarit 14 ditë pas ndeshjes së luajtur, nuk kanë pasur lidhje me ndeshjen e Champions.