SPORT, 4 Prill 2020, 20:12

“Mos i hapni stadiumet deri në vjeshtë”, virologu spanjoll parashikon rikthimin e pandemisë

“Mos i hapni stadiumet deri në vjeshtë”, virologu spanjoll

Një virolog spanjoll, Oriol Mija, ka dhënë parashikimin e tij për fundin e koronavirusit dhe se kur mund të flasim për rikthimin e futbollit. Ai ka folur për një radio katalanase, ku ka këmbëngulur që njerëzit të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Mos e hapni Camp Nou para vjeshtës. Duhet që të shmanget një kthim i pandemisë, derisa të jetë një gjetur një vaksinë ose kurë mjekësore e certifikuar”, ka deklaruar ai.

Për këtë arsye, sipas virologut, vende si stadiumi i Barçës, me 100 mijë vendet e tij, është një bombë potenciale për përhapjen e sëmundjes. Pra, stadiumi i katalanasve dhe i shumë skuadrave të tjera rrezikon të mbetet i mbyllur për një kohë të gjatë.