TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 41-vjeçar me origjinë nga Kosova ka përfunduar në prangat e policisë italiane. Qerim Lumi, banues në Treviso.
Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni të koduar “Alba Bianca”, i cili u realizua në shtator të vitit të shkuar, duke çuar në identifikimin dhe denoncimin e 40 trafikantëve të drogës, 30 prej të cilëve përfunduan në rrjetën e “Guardia di Finanza” në Trento. Lumi shërbente si ndërlidhës dhe transportues i drogës.
Gjatë operacionit, policia kapi 120 kg drogë, heroinë, kokainë dhe marijuanë, me një vlerë në tregun me pakicë prej 20 milion eurosh. Gjithashtu u sekuestruan edhe 8 automjete të përdorura për transportin e drogës dhe mbi njëqind mijë euro para të gatshme.
Operacioni kishte shkaktuar një goditje të rëndë në kanalet e furnizimit të drogës nga Evropa veriore në Itali, duke konfirmuar rëndësinë e boshtit të Brennerit si një udhëkryq për trafikun ndërkombëtar.