TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mjekët janë në mbështetje të protestave studentore dhe kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës, në mënyrë që vendi të mos përballet me përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.
Një prej tyre, i pranishëm në protestë tha se do të qëndrojnë në krah të studenteve.
“Mjekët janë në suport të studentëve dhe duan që kjo cështje të zgjidhet sa më shpejt, sepse nuk mund të vazhdohet kështu”, tha mjeku.
I pyetur për mundësinë e një bojkoti nga ana e mjekëve, ai tha: “Mjekët do jenë të fundit që do bojkotojnë punën e tyre, sepse puna e tyre po u bojkotua shteti është në kolaps dhe shoqëria është në kolaps. Le të shpresojmë që mos shkojë çështje deri aty”.