AKTUALITET, 23 October 2026, 11:09

“Kemi për të fituar”/ Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, studentët e mjekësisë marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e protestës

“Kemi për të fituar”/ Kërkojnë dorëheqjen e

Studentët e mjekësisë kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në mbështetje të protestës që vijon prej më shumë se një javë kundër Edi Ramës.

Të rinjtë, teksa marshojnë, iu bëjnë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen revoltës së tyre, dhe të kërkojnë largimin e kryeministrit.

“Bashkohuni me ne”, “Studentët e bashkuar kanë për të fituar” – janë thirrjet e të rinjve së bashku ndërsa ecin nëpër rrugët e Tiranës.

Kujtojmë që të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit, dhe kanë refuzuar thirrjet e tij për dialog.