AKTUALITET, 23 October 2026, 12:37

Ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja/ Elvis dhe Gjon Shkëmbi dalin para gjykatës, seanca me dyer të mbyllura

Ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja/ Elvis dhe Gjon Shkëmbi dalin para

Familja e gjyqtarit të vrarë Astrit Kalaja është paraqitur këtë të premte në gjykatë, ku zhvillohet seanca e parë paraprake ndaj Elvis Shkëmbit dhe Gjon Shkëmbit.

Gjyqi paraprak po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Në këtë seancë pritet të vlerësohen veprimet e Prokurorisë së Tiranës, e cila ka zyrtarizuar akuzat ndaj Elvis Shkëmbit dhe xhaxhait të tij, Gjon Shkëmbi, për vrasjen e funksionarit të drejtësisë, Astrit Kalaja.

Në gjykatë janë paraqitur edhe bashkëshortja dhe fëmijët e gjyqtarit të vrarë. Ata shoqërohen nga avokati Arben Dollapi, i cili përfaqëson interesat e familjes në këtë proces penal.

Seanca e kësaj të premteje është e para në fazën e gjykimit paraprak ndaj dy të pandehurve.