AKTUALITET, 23 October 2026, 10:42

Emrat/ Përplasjet në Parlament, Sekretariati i Etikës përjashton me 60 ditë deputetët e PD

Emrat/ Përplasjet në Parlament, Sekretariati i Etikës

Sekretariati i Etikës në Kuvend është mbledhur online për të shqyrtuar kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste, për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë, pas tensioneve në seancën e djeshme në Parlament.

Për deputetët që kryesuan sulmet fizike, Noka, Këlliçin, Palokën, Krekën, Boçin e Xhaferrin, Komisioni i Etikës, bazuar në kërkesën e PS, ka vendosur përjashtimin e tyre me 60 ditë nga punimet e Kuvendit.

Ndërsa për 14 deputetët e tjerë demokratë që bllokuan foltoren e Kuvendit, për të cilët PS kërkon përjashtimin me 10 ditë, Etika po vijon ende shqyrtimin.

Flamur Noka sulmoi fizikisht kryeparlamentarin Niko Peleshi dhe kreun e Grupit të PS, Taulant Balla, ndërsa deputeti demokrat Fidel Kreka sulmoi me bllokun e votimit ish-ministrin Ervin Hoxha.

“Gjithashtu deputetët Belind Kelliçi, Besart Xhaferri, Edi Paloka, Fidel Kreka, Luçiano Boçi, fyen dhe goditën me shishe uji deputetet e Partisë Socialiste. Siç vërehet nga pamjet filmike deputetët Ervin Hoxha, Arkend Balla, Fadil Nasufi, Agron Malaj, Bujar Rexha etj jane sulmuar dhe fyer nga këta deputete gjate procesit të votimit”, thuhej në kërkesën e PS për Etikën.
Për 14 të tjerët, kërkohet vetëm 10 ditë përjashtim, pasi roli i tyre u kufizua në bllokimin e foltores:

Deputetët Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili, Blendi Himçi kanë marrë pjese në bllokimin e foltores duke penguar zhvillimin e rregullt të seancës plenare.

Kujtojmë se pavarësisht përplasjeve të forta, në seancën plenare të ditës së djeshme u votuan 6 projektligjet e rendit të ditës dhe 3 projektvendime, mes të cilave edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë të Reformës Territoriale.

Flamur Noka
Belind Këlliçi
Edi Paloka
Fidel Kreka
Luçiano Boçi
Besart Xhaferri

Emrat/ Përplasjet në Parlament, Sekretariati i Etikës