TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë, pasi sipas informacioneve një ish-polic ka mbetur i vrarë.
Mësohet se viktima është Arben Bilali, ish-efektivit të Forcave Speciale, i cili u qëllua me vdekje sot pranë zonës së Tiranës së re.
Sipas raportimeve të para Bilali ka ndërruar jetë në spital, pasi është qëlluar me armë nga persona ende të pa identifikuar.
Po ashtu bëhet me dije se autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të ish-efektivit të Policisë së Shtetit janë larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Benz”.
Ndërsa Policia, në një njoftim paraparak bën me dije se “rreth orës 14:35 në zonën e Selitës është plagosur me armë zjarri një shtetas i moshës rreth 50-vjeç, i cili ndërroi jetë në spital. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit“.


