BOTA, 11 August 2026, 22:32

Trump: Iranianët janë negociatorë dinakë dhe të pandershëm, bien dakord për diçka dhe pastaj dalin e thonë të kundërtën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kritikuar ashpër negociatorët iranianë, duke i akuzuar për mungesë sinqeriteti dhe për ndryshim të qëndrimeve gjatë negociatave.

"Ata janë negociatorë dinakë sepse bien dakord për diçka dhe pastaj dalin dhe thonë se nuk kanë rënë kurrë dakord për të. Ata janë njerëz të pandershëm", tha Donald Trump në një intervistë me Wayne Allyn Root, duke folur për iranianët.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha gjithashtu se Irani ndodhet në vështirësi të mëdha, jo vetëm në aspektin ushtarak, por edhe ekonomik.

Trump më pas deklaroi se Irani është në vështirësi të mëdha, jo vetëm ushtarakisht, por edhe ekonomikisht: "Ne kontrollojmë paratë e tyre, atë që kanë, që është shumë, ne kemi kontroll të plotë. Unë jam bankieri i tyre. Ata kanë inflacion 300%, monedha e tyre është pothuajse e pavlerë. Ata nuk po i paguajnë ushtarët e tyre, ushtarët e tyre po dezertojnë. Është e paqëndrueshme që ata të vazhdojnë kështu".

Ndërkohë, Uashingtoni dhe Teherani kanë shkëmbyer akuza lidhur me negociatat e ngecura për lundrimin e lirë në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë.