TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një pushues ka humbur jetën në plazhin e Velipojës. Sipas burimeve bëhet fjalë për shtetasin Seladin Bytyqi, shqiptar nga Kosova.
70-vjeçari dyshohet se ka pësuar një infarkt pas kontaktit me ujin. Menjëherë pushues të tjerë dhe shërbimi i urgjencës i Velipojës i kanë dhënë ndihmën e parë por ka qenë e pamundur që 70-vjeçari të mbijetojë.
Pas kësaj ngjarje vijojnë hetimet për të nxjerrë të plota shkaqet e vdekjes të 70-vjeçarit. Për këtë sezon veror Seladin Bytyqi është viktima e parë në plazhin e Velipojës sepse deri më tani nuk ka patur raste të tjera me humbje jete.