TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

I dërguari Special i presidentit të SHBA për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli po zhvillon një vizitë në Tiranë, ku është takuar me përfaqësues të dy partive më të mëdha, Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.
I dërguari Special i presidentit të SHBA për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli po zhvillon një vizitë në Tiranë, ku është takuar me përfaqësues të dy partive më të mëdha, Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. Ai zhvilloi një vizitë edhe në në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, ku u prit nga Baba Mondi në 35-vjetorin e rihapjes së selisë së saj. Në fokus ishte projekti për ngritjen e një qendre të avancuar shëndetësore përmes një investimi amerikan, të cilin i dërguari i Trump e cilësoi një nismë të shkëlqyer.
Zampolli, në një prononcim për mediat vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ndërsa komentoi edhe projektin për shtetin Bektashi. Ai e cilësoi si një projekt të shkëlqyer, por shtoi se për të vendos populli shqiptar.
“Kam dëgjuar për këtë që ka folur kryeministri. Njerëzit tuaj vendosin ose do të vendosin dhe besoj se komuniteti ndërkombëtar do të respektojë vendimin e njerëzve në Shqipëri. Nëse populli e do këtë, është gjë e mirë, por populli duhet të flasë,” deklaroi Zampolli.