TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e ka cilësuar ratifikimin nga Kuvendi të Marrëveshjes së Huasë direkte mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një “ngjarje historike” dhe një dëshmi konkrete të mbështetjes strategjike amerikane për Shqipërinë.
Sipas Nufit, që nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në në vitin 1990 dhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ky është akti më domethënës i mbështetjes ndaj Shqipërisë në terma konkretë dhe financiarë.
Ai thekson se marrëveshja nuk është thjesht një instrument financiar, por një investim strategjik që do të shërbejë për sigurinë kombëtare në kuadër të NATO 3.0 dhe angazhimit të Shqipërisë në Aleancë, forcimin e kapaciteteve dhe modernizimin e Forcave të Armatosura, si edhe thellimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ministri Nufi e vlerësoi këtë zhvillim si një moment me rëndësi të veçantë për sigurinë, mbrojtjen dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve.