AKTUALITET, 23 July 2026, 14:35

Terrorizonte dhe kanoste bashkëfshatarët, arrestohet 39-vjeçari në Klos

Terrorizonte dhe kanoste bashkëfshatarët, arrestohet 39-vjeçari

Arrestohet nga Policia e Klosit një 39-vjeçar, pasi dyshohet se terrorizonte banorët e një lagjeje në fshatin Gurë.

 Sipas policisë, pas njoftimit të bërë nga banorët e zonës, uniformat blu kanë ushtruar kontroll në banesën e 39-vjeçarit me inicialet P.T. Gjatë kontrollit, në banesë është gjetur një pushkë model 10 dhe disa fishekë.  

39-vjeçari është arrestuar dhe ndaj tij vijojnë procedurat hetimore për veprat penale për të cilat dyshohet.