AKTUALITET, 23 July 2026, 12:47

VIDEO/ Përplasja te dera e Parlamentit, Garda nuk lejon Shehajn të futet në sallë! Deputeti: E kam shlyer ndëshkimin

Ky është momenti i përplasjes së kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj me punonjësit e Gardës së Republikës te dera e Parlamentit.

Në pamje shihet që deputeti, teksa tenton që të hyjë brenda për seancën, shtyhet me forcë dhe nxirret jashtë nga punonjësit e Gardës.

Deputeti tha se masa disiplinore e përjashtimit prej 30 ditësh nga punimet e Kuvendit kishte përfunduar dhe se kishte të drejtë të merrte pjesë në seancë.

Ndërkohë, Shehaj pretendon se e ka ezauruar përjashtimin prej 30 ditësh kalendarike, por Garda pretendon se nuk është shlyer detyrimi i ndëshkimit.

 Garda kërkoi ndihmë nga administrata e Kuvendit për të sqaruar nëse qëndron në fuqi masa e përjashtimit.