TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ka goditur Kolumbinë, duke lënë të paktën 21 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Mes skenave më dramatike është ajo në qytetin Cali, ku ekipet e shpëtimit po kërkojnë disa fëmijë që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e një spitali universitar, pasi një pjesë e godinës u shemb nga lëkundjet.
Sipas autoriteteve, deri tani 18 persona kanë humbur jetën në Pereira, dy në Manizales dhe një në Quibdo. Raportohet gjithashtu për disa persona të zhdukur dhe dhjetëra të tjerë të bllokuar nën rrënojat e mbi 20 ndërtesave të shembura në Cali. Lëkundjet u ndjenë pothuajse në të gjithë territorin e Kolumbisë, por edhe në Ekuador dhe Panama. Sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan, tërmeti kishte magnitudë 7.4 dhe epiqendra ndodhej në perëndim të Kolumbisë, në një thellësi rreth 100 kilometra. Ndërkohë, Shërbimi Gjeologjik i Kolumbisë e vlerësoi tërmetin me magnitudë 6.6.
BREAKING - Powerful earthquake rocks Colombia: geological agency pic.twitter.com/wR6YbsCJ8s
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) August 10, 2026
Pak pas goditjes kryesore u regjistrua edhe një pasgoditje me magnitudë 4.6 në provincën Choco. Tërmeti shkaktoi dëme edhe në infrastrukturën aeroportuale. Autoritetet pezulluan fluturimet në aeroportet e Pereira, Manizales, Quibdo, Armenia, Cartago dhe Buenaventura deri në përfundimin e kontrolleve për dëmet e mundshme.
NOW – ?? Colombia's Chocó province was struck by a 7.4-magnitude earthquake — USGS pic.twitter.com/jxVwJQM2FC
— Political Pen (@politicalpen_) August 10, 2026
Ndërkohë, Ministria e Jashtme italiane bëri të ditur se po ndjek situatën në bashkëpunim me ambasadën në Bogota dhe se, deri tani, nuk ka njoftime për shtetas italianë të prekur nga tërmeti. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat më të goditura, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që bilanci i viktimave të rritet.